☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 20 March 2026
S&P 500 6,606 ▼0.27%
DOW 46,021 ▼0.44%
NASDAQ 22,091 ▼0.28%
NAFTA 94.41 ▼1.19%
ARI 4,687 ▲1.77%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
₿ CRYPTO
BTC $70,596 ▲ +0.89% ETH $2,145 ▼ -0.76% XRP $1.4532 ▼ -0.45% SOL $89.1700 ▲ +0%
S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 94.41 ▼1.19 % ARI 4,687 ▲1.77 % S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 94.41 ▼1.19 % ARI 4,687 ▲1.77 %
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
20 Mar 2026
Breaking
Rajoni

Zyrtari i lartë amerikan godet Serbinë: Nuk mund të uleni në dy ulëse

Zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit, ka Hoyt Brian Yee, në samitin ekonomik të Serbisë i ka dhënë disa mesazhe që mund të mos u pëlqejnë drejtuesve të këtij shteti.

Serbia ka vite që synon të përshpejtojë anëtarësimin në BE, ndërkohë që për disa çështje ka mbajtur qëndrim të kundërt me atë të BE-së siç ishte rasti i qëndrimeve ndaj krizës në Ukrainë, ku ishte e përfshirë Rusia.

Ai ua ka bërë të qartë se Serbia nuk mund të mbajë qëndrime të dyfishta, transmeton Metro.

Yee ua ka përmendur serbëve edhe atë që dyshohet se është qendër e shërbimeve inteligjente ruse, në afërsi të kufirit me Kosovë.

Ai ka thënë se nuk e kupton arsyen pse personeli i një qendre humanitare ruse duhet marrë imunitet diplomatik.

“Vendet që dëshirojnë të hyjnë në BE duhet të tregojnë qartë këtë vendim. Nuk mund të uleni në dy ulëse, sidomos kur ato janë larg”, ka thënë Yee.

Zëvendësi i ndihmëssekretarit të shtetit, ka thënë se shtetet duhet të zgjedhin anë, sado që kjo të jetë vështirë. Ai ka thënë se Serbia ka shumë miq në SHBA, sidomos kur bëhet fjalë për euro-integrimet.

“Është më rëndësi fokusimi, sepse kjo po ndodh shumë në Serbi dhe Ballkan. Është më rëndësi të përqendroheni në dëshirën e qytetarëve dhe në problemet kryesore”, ka theksuar ai.

Në pyetjen se a do të ndihmojnë SHBA-të në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Yee ka thënë se shteti i tij është i kyçur prej fillimit dhe se pjesëmarrja në këtë proces të drejtuar nga BE-ja nuk është një fshehtësi.

Duke folur për situatën në Ballkanin perëndimor, ai tha se SHBA-të dëshirojnë që shtetet të jenë stabile, në mënyrë që të mos shndërrohen në probleme më vonë.
“Ende ekziston rreziku për konflikte aty ku ka konteste të pazgjidhura. Megjithatë, trendi i përgjithshëm në çështjet e paqes dhe stabilitetit është pozitiv”, shtoi zyrtari amerikan.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.