Home / Politika / Thaçi, vizitë si president: Faleminderit Shqipërisë për mbështetjen

Thaçi, vizitë si president: Faleminderit Shqipërisë për mbështetjen

Hashim Thaçi, në cilësinë e Presidentit të Republikës së Kosovës, ka vizituar për herë të parë Shqipërinë.

Fillimisht ai është ndalur në Presidencë, ku është takuar me homologun e tij, Bujar Nishani, e ku theksi kryesor u vendos te thellimi i bashkëpunimit ekonomik.

Presidenti Thaçi ka falënderuar Shqipërinë për rolin që ajo ka ndërmarrë në arenën ndërkombëtare në mbështetje të Kosovës, ndërsa nga ana e tij, Presidenti Nishani ka inkurajuar vijimin e dialogut Kosovë-Serbi.

Por marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës vijojnë të jenë të tensionuara, sidomos pas arrestimit të pak ditëve më parë të drejtorit të Policisë së Mitrovicës, Nehat Thaçi.

“Nuk mund t’i përgjigjemi arrestimeve me arrestime dhe dhunës me dhunë. Pjesëtarët e UÇK-së kanë zhvilluar një luftë çlirimtare të drejtë, të pastër. Është për të ardhur keq, ky reagim paranojak i Beogradit ndaj ushtarëve të UÇK-së, me dosjet e kohës së Milosheviçit. Prandaj ne jemi duke punuar me autoritetet përkatëse, që kjo çështje të zgjidhet shpejt, drejt dhe njëherë e mirë, që gjëra të tilla të mos ndodhin më”, tha Hashim Thaçi.

Axhenda e Presidenti Thaçi ka vijuar me takimin me kryeminsitrin Edi Rama dhe me kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta, ndërsa gjatë pasdites është parashikuar edhe një takim me kreun e opozitës, Lulzim Basha.

Leave a Reply

%d bloggers like this: