Home / Kronika / Pezullimi i prokurorit Braho, 70 dosjet i kalojnë me short 9 kolegëve

Pezullimi i prokurorit Braho, 70 dosjet i kalojnë me short 9 kolegëve

Pezullimit nga detyra i prokurorit Ardian Braho,  i dyshuar si i përfshirë në një afërë korruptive ka detyruar  kreun e Prokurorisë së Tiranës që t’i japë një zgjidhje edhe vijimit të hetimit të dosjeve, të cilat ai i kishte në dorë.

Mësohet se 70 dosjet i janë shpërndarë 9 prokurorëve të njësisë task- forc të prokurorisë së Tiranës sipas një shorti.

Braho kishte në proces disa hetime  të rendësishme si    gjetja e pajisjes së përgjimit në paradhomën e zyrës së ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri,  dosjen  e kallëzimit të KLSH-së për dëmin prej 4 mln lekësh në buxhetin e shtetit nga  kartëmonedhat e vjetra e të dala nga përdorimi, dosjen “Panama Papers”, ku po verifikohen disa biznesmenë shqiptarë për veprime të paligjshme financiare, si dhe  një numër i konsiderueshëm dosjesh të tjera.

Pezullimi nga detyra i Brahosh shkakton vonesa në mbylljen e hetimeve për këto dosje. Prokurorëve që kanë marrë në dorëzim dosjet do t’u duhet kohë të njihen me materialet e hetuara dhe më pes t’i vijojnë ato për t’i plotësuar dhe dorëzuar në gjykatë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: