roze

“Divorci” i Sara Jessica Parker

E mirënjohur për rolin e saj aq të dashur në filmin “Sex and the City”, aktorja amerikane Jessica Parker i rikthehet ekranit, këtë herë për një komedi të zezë të titulluar “Divorce”. Në rolin e një nëne 40-vjeçare, Parker vendos të marrë në dorë frenat e jetës së saj, duke divorcuar bashkëshortin, rol ky i luajtur në film nga aktori Thomas Haden Church.

“Duket sikur është një histori, në të cilën shumë persona gjejnë veten. Për mua është tepër e prekshme si fabul, pasi mendoj se qëniet njerëzore dhe marrëdhëniet ndërmjet tyre janë interesante. Dhe sa më shumë komplekse, aq më shumë e interesuar dhe kurioze jam për të parë sesi njerëzit do t’i zgjidhin ato”, tha Sarah Jessica Parker.

Vlerësimin për këtë produksion kinematografik e dha edhe aktorja Molly Shanon.

“Më pëlqeu shumë. I adhuroj komeditë që kanë edhe një linjë emocionale, pasi kjo i bën ato të kenë më shumë humor dhe elementë të vërtetë dramatikë. Pra më pëlqen kur filmi ka edhe diçka të vërtetë, jo vetëm trillime”, tha Molly Shannon.

Ndërsa Jessica Parker tha se kjo fabul e kishte tunduar gjithmonë dhe idenë për të e kishte diskutuar me producentët e “HBO” 4 vite më parë. Në tapetin e kuq u bë edhe një mbledhje e vogël e kastit të filmit “Sex and the City”, ku të ftuara në premierë ishin edhe aktorët Cynthia Nixon dhe Mario Cantone.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button