Maqedonia

U shënua 10 vjetori i nënshkrimit të marrëveshjes së Maqedonisë për CEFTA-në

Ministria e ekonomisë e ka shënuar sot dhjetë vjetorin e nënshkrimit të marrëveshjes së CEFTA-së, përmes organizimit të aktivitetit rajonal ”Republika e Maqedonisë – 10 vite nga CEFTA”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me këtë rast, ministri Driton Kuçi tha se ”baza e marrëveshjes së CEFTA-së është lehtësimi i procesit të qasjes së vendeve të CEFTA-së në Bashkimin Evropian dhe integrimin e suksesshëm dhe shpeshtimin e tregtiës me vendet e BE-së.”

Kuçi bëri të ditur se në vitin 2015, 81% e eksportit të përgjithshëm të vendit, është realizuar me vendet e BE-së, kurse 12%, me vendet e Ballkanit perëndimor. Ngjashëm është edhe me importin. 63% është importuar nga vendet e BE-së, urse 10% nga vendet e Ballkanit perëndimor.

Zv. kryeministri Arbër Ademi theksoi se përparësitë që dalin nga afërsia gjeografike, lidhjet infrastrukturore, ekonomia krahasuese, si edhe veçoritë natyrore, e bëjnë bashkëpunimin rajonal të patjetërsueshëm për vendet e Ballkanit perëndimor, në tentimet për eurointegrime.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button