Tiranë 9°C · Pjesërisht vranët 09 April 2026
S&P 500 6,783 ▲2.51%
DOW 47,910 ▲2.85%
NASDAQ 22,635 ▲2.8%
NAFTA 97.75 ▲3.54%
ARI 4,741 ▼0.75%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
₿ CRYPTO
BTC $70,757 ▼ -1.01% ETH $2,175 ▼ -2.77% XRP $1.3319 ▼ -2.7% SOL $81.9600 ▼ -3.25%
S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 97.75 ▲3.54 % ARI 4,741 ▼0.75 % S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 97.75 ▲3.54 % ARI 4,741 ▼0.75 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
09 Apr 2026
Breaking
Kronika

Kriter absurd: Inxhinieri duhet me diplomë të vitit 1971

Nëse Mark Twain do ishte gjallë, e sigurtë është se në kriteret e tenderave të Bashkisë së Vlorës do të gjente çdo ditë nga një subjekt të denjë për tregimet e tij satirike. Por Mark Twain nuk jeton më. Ndaj dhe narracionin satirik ka vendosur ta shkruajë kësaj here, me firmën e tij, vetë kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli.

“Rehabilitimi i rrugëve Ramize Gjebrea – Gjon Bocari Loti 1” është prokurimi publik me vlerë 67.037.038 lekë, i shpallur prej tij në 29 shtator 2016.

Për ta fituar këtë tender, Bashkia ka përcaktuar një kriter: kompania fituese të ketë në stafin e saj 5 inxhinierë. Deri këtu nuk ka asnjë fakt të dyshimtë. Por djalli fshihet në detaje. Dhe është pikërisht një nënkusht i fshehur mes rreshtave, sa satirik, aq edhe “tragjik” në raport me ligjin.
VLORE-RRUGET

Nga dokumentat e siguruara nga “BalkanWeb” mësohet se Bashkia e Vlorës kërkon që njëri nga këta inxhinierë, e saktësisht ai për ndërtime civile, të jetë i diplomuar në vitin 1971. Se pse i duhet Bashkisë një inxhinier para këtij viti, këtë vetëm Leli e di.

Vendosja e kritereve të caktuara për të favorizuar operatorë të ndryshëm në tendera publikë nuk përbën më një çudi në Shqipëri. I tillë është edhe ky rast. Një kriter aspak ligjor dhe që as siguron një garë të barabartë për kompanitë që kanë vendosur të fitojnë tenderin “Rehabilitimi i rrugëve Ramize Gjebrea – Gjon Bocari Loti 1”.

VLORE-DOKUMENTI-3
Vlera e këtij prokurimi, fituesi i të cilit pritet të shpallet në 19 tetor 2016, është shumë e lartë. Ndaj dhe ky kriter i diplomës së vitit 1971 ngjason me një kusht klientelist.

Dhe kushtet klinteliste nuk janë ligjore përsa kohë synojnë të përjashtojnë kompanitë nga pjesëmarrja në tender, të ulin konkurrencën dhe të sigurojnë fituesin e paracaktuar.

Tani mbetet vetëm të shihet se cila firmë që ka inxhinierin e diplomuar në vitin 1971 do ta fitojë pas 13 ditësh, tenderin prej 67 milionë lekësh të reja për “rehabilitimin e rrugëve Ramize Gjebrea – Gjon Bocari Loti 1”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.