Home / Teknologji / “HoloLens” mbërrin në Britani

“HoloLens” mbërrin në Britani

Pas tregut amerikan, “HoloLens” i Microsoft mbërriti në atë britanik dhe ashtu si në SHBA, edhe këtu synon tërheqjen vetëm të sipërmarrjeve dhe jo konsumatorin në masë.

“HoloLens” doli në shitje në Shtetet e Bashkuara në muajin mars të këtij viti dhe ndryshe nga Sony Virtual Reality, është në gjendje që t’i vendosë reales objekte ose karaktere virtuale.

Pajisja ka disa sensorë që u sigurojnë përdoruesve që të shohin botën e vërtetë, mbi të cilën vendosën objekte virtuale në formë hologrami.

“HoloLens” kanë dalë në shitje për 3 mijë dollarë dhe pikërisht ky çmim e bën këtë pajisje të paarritshme për masat. Microsoft thotë se një version më i lirë mund të dalë në të ardhmen dhe se për momentin është përqendruar tek sipërmarrjet dhe ndihmesën që jep HoloLens për to.

Leave a Reply

Your email address will not be published.