Te ndryshme

“Profecia” e Dario Fo

Dario Fo ndërroi jetë në ditën kur bota njihej me fituesin e Nobelit të letërsisë. Zgjedhja e sivjetshme befasoi shumëkënd, por vetë nobelisti i madh italian, në një farë mënyre, e kishte profetizuar me kohë.

Do të isha shumë i kënaqur nëse këtë çmim do ta merrte Bob Dylan, ishte shprehur ai në 2001-shin, në vigjiljen e ceremonisë së atëhershme në Stokholm.

Por druhem se kjo nuk do të ndodhë, pat shtuar atëherë, për shkak të atij rregullit të pashkruar që kur bëhen parashikime, nuk para realizohen. E në fakt, nuk ndodhi atë vit por plot 15 vjet më vonë, saktësisht në ditën kur laureati krejtesisht atipik i Nobelit, simbol i antikonformizmit dhe lirisë së mendimit, u largua nga kjo jetë në moshën 90-vjeçare.

Bob Dylan u shpall një ditë më parë fituesi i çmimit prestigjoz, një shpërblim ky për atë që akademia suedeze e shkencave e cilesoi si “krijimi i shprehjeve të reja poetike në traditën e madhe të këngës amerikane”.

Dylan, këngëtar, artist e shkrimtar ka ushtruar ndikim të jashtëzakonshëm në muzikën dhe në kulturën amerikane për më shumë se pesë dekada. Çdo Nobel ka vlerën e afro një milion dollarëve. Çmimi i letërsisë ishte i fundit për këtë vit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button