Rajoni

Drejtori i Policisë malazeze: Shtetasit serbë kishin për qëllim të sulmit disa institucione

Drejtori i policisë malazeze, Slavko Stojanovic, gjatë ditës së sotme në një konferencë për media u shpreh se gjatë natës së 16 tetorit policia malazeze ka arrestuar 20 shtetas serbë, të dyshuar për krijimin e një organizate kriminale dhe terroriste.

Sipas Stojanovic, aksioni për arrestimin e tyre u krye nga zyrtarët e Administratës së Policisë, bashkë me Agjencinë për Sigurinë Kombëtare dhe kishte për qëllim sulmin mbi disa institucione zyrtare.

“Këta persona dyshohet se kanë hyrë në territorin e Malit të Zi duke kryer veprën penale për krijimin e një organizate kriminale dhe terroriste. Ata sic dyshohet kanë hyrë në Malin e Zi me qëllim që të marrin armët automatike, pastaj që sonte të kryejnë sulm mbi institucionet e sistemit, policinë dhe përfaqësuesit e organeve shtetërorë, duke mos përjashtuar mundësinë e sulmeve mbi zyrtarët e lartë të shtetit”, thotë drejtori i Policisë malazeze Slavko Stojanovic.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button