Home / Kronika / Detaje nga super-operacioni: 646 kg kanabis i sekuestruar dhe disa të arrestuar

Detaje nga super-operacioni: 646 kg kanabis i sekuestruar dhe disa të arrestuar

Policia e Shtetit jep të dhëna lidhur me operacionet anti-kanabis të zhvilluara në Gjirokastër, Krujë dhe Vlorë, ku është zbuluar lëndë narkotike e përpunuar dhe në proces tharje. Gjatë këtyre operacioneve është zbuluar dhe sekuestruar 646 kilogramë lëndë narkotike, ambiente për tharje të përshtatura si magazina si dhe janë arrestuar katër persona mes tyre një ndërtues.

Operacioni në Gjirokastër, sekuestrohen 520 kilogramë. 520 kilogramë lëndë narkotike është zbuluar nga policia e Gjirokastrës në dy operacione të ndryshme. Si rezultat i operacioneve në vendin e quajtur “Minierat e Gusmarit”, në Kurvelesh në një objekt të braktisur u kap ne flagrancë Astrit Selmani, 34 vjeç, banues në Borsh,  Sarandë.

Nga kontrolli i ushtruar në këtë objekt u gjetën dhe u sekuestruan 30 kg lëndë narkotike kanabis sativa e përpunuar dhe 180 kg lëndë narkotike në proces tharje. Gjithashtu  nga operacioni i zhvilluar në fshatin Nivicë, në afërsi të rezervuarit, në dy kasolle u konstatuan bimë narkotike në proces tharje. Nga kontrolli i ushtruar në këto dy kasolle u gjetën 310 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva në proces tharje si dhe bimë të kultivuara. Bimët e kultivuara u asgjësuan në vend me anë të djegies, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autoreve.

Sekuestrohet 85 kg kanabis në Krujë, dy të arrestuar

Ndërkohë në Krujë janë sekuestruar 85 kg kanabis sativa, 1100 bimë në proces tharje dhe 1900 të kultivuara si dhe vihen në pranga dy persona,

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë pas informacioneve të marra në rrugë operative, në vijim të punës për parandalimin e kultivimit dhe prodhimit të lëndëve narkotike, në fshatin Kameras, Krujë kanë konstatuar bimë kanabis sativa dhe ambiente që shërbenin për tharjen e tyre.

Në brendësi të këtyre ambienteve u gjetën bimë narkotike të thara, në prones tharje dhe një pjesë e përgatitur për shitje. Ndërkohë në kushtet e flagrancës u bë arrestimi i Edrin Sulaj, 22 vjeç, banues në Mamurras, Kurbin dhe E. C.  17 vjeç,  banues në Krujë.

Gjithashtu filloi procedimi penale në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasit B.K., banues në Arameras.

Procedimi ndaj tij filloi pasi ditën e djeshme, gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Kameras, pranë shtëpisë së shtetasit B.K. janë konstatuar të kultivuara bimë narkotike dhe tre ambiente të përshtatura për tharjen e tyre. Gjithashtu Janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale 103 pako me mbështjellëse plastike të mbushura me material bimor të thatë të dyshuar si lëndë narkotike Cannabis Sattiva me peshë rreth 85 kg; 1 100 bimë narkotike në proces tharje të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva dhe 800 bimë narkotike të kultivuara të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva.

Gjithashtu është ushtruar kontroll edhe në fshatin Kurcaj, Krujë ku janë konstatuar katër ambiente  të përshtatura për tharjen e bimëve narkotike.

Në këto ambiente janë gjetur të varura degëza me boçe të pastruara   nga gjethet e kanabis sativa dhe 1 100 bimë narkotike të kultivuara të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva. Lidhur me këtë rast materialet i kaluan Prokurorisë së Krujës për veprat  penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike” në bashkëpunim,

Operacioni anti-kanabis në vlorë, kapet ndërtuesi me 41 kg

Në kuadër të aksionit masiv anti-kanabis të zhvilluar në zonat më problematike ku është evidentuar lëndë narkotike, policia e Vlorës ka zhvilluar operacionin e koduar “Smile” gjatë të cilit është arrestuar një ndërtues.

Gjatë tij u angazhuan rreth 50 efektivë policie po vijojnë operacione kundër prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike duke filluar nga fshatrat Kuç, Kallarat, përgjatë lumit Vjosë e deri në Mesaplik, me qëllim konstatimin e ambienteve me lëndë narkotike, asgjësimin e tyre dhe kapjen e autorëve.

Gjatë këtij operacioni është sekuestruar 41 kg lëndë narkotike marijuanë, duke u prangosur një ndërtues.

Bëhet fjalë për 470 vjeçarin Fredinant Mile,  lindur në Fier, banues në Vlorë.

Policia e Vlorës, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, kanë bërë të mundur kapjen në flagrancë të autorit në katin e parë të pallatit, në lagjen “Ujë i ftohtë” Vlorë.

Gjatë kontrollit të ushtruar është gjetur një sasi me lëndë narkotike, e cila ishte e futur nëpër thasë sintetikë me peshë totale prej 41 kilogramë, e llojit marijuanë.

Policia bën me dije se do të japë detaje të tjera në vazhdim. Policia e Shtetit ka angazhuar në këtë operacion masiv anti- kanabis mbi 300 forca policore të angazhuara në disa qarqe.

Operacion masiv është shtrirë në Shkodër, Vlorë, Gjirokastër dhe më konkretisht në zonat e Dukagjinit, lumit të Vlorës, Kurveleshit dhe Memaliaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.