🌦️
Tiranë 12°C · Rrebesh i lehtë 17 May 2026
S&P 500 7,409 ▼1.24%
DOW 49,526 ▼1.07%
NASDAQ 26,225 ▼1.54%
NAFTA 101.02 ▲4.23%
ARI 4,562 ▼2.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8716 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5427 EUR/MKD 61.6923 EUR/RSD 117.4080 EUR/TRY 52.9875 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5984 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8716 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5427 EUR/MKD 61.6923 EUR/RSD 117.4080 EUR/TRY 52.9875 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5984
₿ CRYPTO
BTC $78,210 ▼ -1.2% ETH $2,185 ▼ -1.93% XRP $1.4141 ▼ -1.61% SOL $86.5800 ▼ -3.15%
S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 101.02 ▲4.23 % ARI 4,562 ▼2.63 % S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 101.02 ▲4.23 % ARI 4,562 ▼2.63 %
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8716 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5427 EUR/MKD 61.6923 EUR/RSD 117.4080 EUR/TRY 52.9875 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5984 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8716 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5427 EUR/MKD 61.6923 EUR/RSD 117.4080 EUR/TRY 52.9875 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5984
17 May 2026
Breaking
Kronika

Çështja “Bankers”, AKBN i drejtohet Gjykatës së Arbitrazhit

Qeveria ka vendosur të ankimojë në Arbitrazh vendimin e ekspertëve ndërkombëtarë për Bankers. Lajmi bëhet publik nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, AKBN.

“AKBN beson se kjo çështje me një sensibilitet të lartë publik, ka patur vëmendjen e të gjithë aktorëve në këtë proces dhe si e tillë, do të ketë një gjykim të drejtë në Gjykatën e Arbitrazhit, pasi jemi të bindur se elementët e gjetur në raportin auditit, të hedhur poshtë nga ekspertët janë të mjaftueshëm për këtë Gjykatë  që t’i  japë të drejtë shtetit shqiptar”, thuhet në njoftimin e AKBN-së.

Ky vendim është marrë pas një konsultimi të gjatë me Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë dhe Avokaturën e Shtetit.

Konflikti mes qeverisë dhe “Bankers” e ka zanafillën në vitin 2011, kur AKBN pretendon se kompania ka deklaruar 299 milionë dollarë shpenzime të pajustifikuara, duke fshehur kështu rreth 57 milionë dollarë taksa.

Në shtator të këtij viti, paneli i ekspertëve, i përbërë nga “Price Water House and Coopers” dhe “Navigant” i dha të drejtë kompanisë kanadeze, një vendim ky që detyron qeverinë t’i kthejë asaj 37 milionë dollarë taksa mbrapsht dhe të heqë dorë nga arkëtimi i 20 milionë të tjerëve.

Sipas raportit të ekspertëve, nga 299 milionë dollarë shpenzime të pajustifikuara që pretendon AKBN se ka deklaruar “Bankers”, vetëm  22 milionë janë të tilla, ndërsa pjesa tjetër janë kosto të drejta.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.