Kronika

Llogara, bie në humnerë, humb jetën turisti francez

Turisti frances i cili u mendua se shpëtoi, ka ndërruar jetë këtë të shtunë në Vlorë, për shkak të një aksidenti që i kishte shkaktuar plagë të rënda.
Burime policore lokale bëjnë të ditur se turisti 67-vjeçar me inicialet A.T ra nga një lartësi e madhe në vendin e njohur si Maja e Qorres, në Llogara.
Në momentin e rrëzimit, ai ishte së bashku me 8 shtetas të tjerë francezë, të cilët po vizitonin vendin tonë. Si pasojë e rënies, 67-vjeçari mori plagë të rënda në kokë.
Një helikopter i Ministrisë së Shëndetësisë shkoi drejt vendngjarjes për të marrë trupin, por nuk u ul dot për shkak të mjegullës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button