Home / Te ndryshme / Për herë të parë, foto nga varri i Jezu Krishtit

Për herë të parë, foto nga varri i Jezu Krishtit

Shkencëtarët kanë ekspozuar për herë të parë në shekuj, sipërfaqen origjinale të atij që tradicionalisht konsiderohet si varri i Jezu Krishtit, transmeton “National Geographic”.

Varri ka qenë i mbuluar me veshje mermeri që pas vitit 1555 pas Krishtit, ndoshta edhe shekuj më parë.

Sipërfaqja origjinale është ekspozuar gjatë punës restauruese, që po bëhen në Kishën e Varrit të Shenjtë në qytetin e vjetër të Jerusalemit.

“Në jemi të surprizuar nga sasia e materialit të ndodhur nën të”, ka thënë arkeologu i shoqatës së “National Geographic”, Fredrik Hiebert.

“Do të bëhen analiza të gjata shkencore, por ne më në fund do të jemi të aftë të shohim sipërfaqen origjinale shkëmbore, mbi të cilën sipas traditës, shtrihet trupi i Krishtit”, ka shtuar ai.

Sipas traditës së krishterë, trupi i Jezu Krishtiti ishte i vënë në një raft ose në “shtratin e varrimit” ku u vendos në një shpellë gëlqerore pas kryqëzimi të tij nga romakët në vitin 30 ose 33.

 

 

01_church_holy_sepulchre-adapt-1190-1

02_church_holy_sepulchre-adapt-1190-1

05_church_holy_sepulchre-adapt-1190-1

Leave a Reply

Your email address will not be published.