Kronika

Tiranë, të shtëna me armë zjarri në një lokal, një i plagosur

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar rreth mesditës në kryeqytet. Të dhënat e para flasin për një person të plagosur. Objektivi i atentatit u qëllua tre herë me armë nga një person që u largua me shpejtësi. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në një lokal pranë ish- Ekspozitës. Policia ka mbërritur menjëherë, ndërsa dyshohet se i plagosuri është A. M., rreth 30 vjeç.

Sipas policisë, rreth orës 12:40 në lokalin “Merlin Monroe” që ndodhet tek rruga “Nikolla Jorgo” ka pasur një konflikt. Sherri më tej ka degjeneruar në përdorimin e armës së zjarrit, e për pasojë ka mbetur i plagosur 29-vjeçari me inicialet A.M. “I dëmtuari është dërguar për mjekim të menjëhershëm në spitalin e Traumës në Tiranë. Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe grupi hetimor po punon për identifikimin e autorit /autorëve”, thuhet në njoftimin paraprak të policisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button