Politika

Linja e interkonjeksionit Shqipëri-Maqedoni 70 milionë euro, firmoset marrëveshja me Gjermaninë

Qeveria shqiptare ka firmosur me Gjermaninë marrëveshjen e interkonjeksionit Shqipëri-Maqedoni. Sipas kryeministrit Edi Rama, kjo marrëveshje “siguron një lidhje tjetër energjitike”.
“Mirënjohje për këtë kontribut financiar të shtetit gjerman, por kjo ndihmë është jo vetëm para’, por mbi të gjitha dije dhe kulturë administrimi. Kjo ka bërë që kontributet e Gjermanisë në fushën e ndihmës të jenë me rezultate mbresëlënëse në mbarimin e veprave dhe administrimin e tyre”, deklaroi kreu i qeverisë në fjalimin e tij.
Rama shtoi se qeveria shqiptare është e vendosur që të forcojë edhe më shumë marrëdhëniet me Gjermaninë, një vend që, sipas tij, “ka më shumë sepse di më shumë”.
Në territorin shqiptar projekti përfshin ndërtimin e linjës së re ajrore 400 kV, Elbasan 2 deri në kufi me Maqedoninë, rreth 56 km. Zgjerimin e nënstacionit 400 kV Elbasan 2 me dy zbara dyfishe 400 kV, një dalje të re linje 400 kV dhe një shunt-reaktor 120 MVAr.
Ndërtimin e linjës së re ajrore 400 kV, Elbasan 2 – Fier, rreth 70 km, si dhe dy dalje linje 400 kV në nënstacionin Elbasan 2 dhe nënstacionin Fier. Gjithashtu, projekti parashikon zgjerimin e nënstacionit 220 kV Fier, 1×400 MVA dhe lidhjen me rrjetin e transmetimit.
Zbatimi i projektit në territorin shqiptar ka një kosto prej 70 milion Euro. Punimet do të financohen nëpërmjet një skemë ku kombinohen fonde grant në shumën 14 milion Euro, të Bashkimit Evropian, me kredi zhvillimore në shumën 49.8 milion Euro të mundësuar nga KfW, me koston lokale në shumën 5 milion Euro të mbuluar nga Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST).

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button