Kronika

Rama flet për ndërtimet e Kokëdhimës: Lejet në bregdet nuk ia dhashë unë

Në replikë me kreun e PBDNJ-së Vangjel Dule, kryeministri Edi Rama komentoi për herë të parë ndërtimet e ish-deputetit të Partisë Socialiste, Koço Kokëdhima në Qeparo.

Fillimisht ishte Dule ai që akuzoi Ramën për prishje selektive të pronave në Himarë duke pretenduar se po qeveria po godet pronat e minoritarëve grekë ndërkohë që sipas tij nuk po prishen “sarajet e Koços”, siç i cilësoi ai, ndërtimet që pretendohen se janë në pronësi të ish-deputetit të PS-së, Koço Kokëdhima. “Rrëzoni ndërtimet pa leje, filloni nga mentori juaj, ka mbi 3 apo 10-katëshe aty, i ka ndërtuar Koço Kokëdhima. Po je i sinqertë se po shemb ndërtimet pa leje nise nga sarajet e Qeparoit, nga sarajet e Koços”, iu drejtua Dule me tone të ashpra Ramës.

Ndërsa kryeministri shpejtoi të thoshte se nuk i ka dhënë ai lejet për ato ndërtime.

“Më përmend Kokëdhimën dhe ndërtesat e tij, do të mbaja përgjegjësi po t’i kisha sjellë unë dhe po të mos i kisha gjetur mes jush. Këtu ke qenë edhe kur u dhanë lejet edhe kur u ngritën, nuk të kam dëgjuar”,  deklaroi Rama.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button