Maqedonia

Poposki-Sijatro: Maqedonia në NATO do të stabilizonte rajonin

Zv.kryeministri dhe ministri i punëve të jashtme i Maqedonisë, Nikolla Poposki, sot në Riga u takua me shefin e diplomacisë së Hungarisë, Petre Sijarto, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas kabinetit të shefit të diplomacisë së Maqedonisë, dy tema kanë qenë në qendër të bisedimit me homologun e tij hungarez, euro-integrimet e Maqedonisë dhe bashkëpunimi i në mes Republikës së Kinës dhe 16 vendeve të mesme-lindore evropiane.

Sa i përket temës së parë, ministri e potencoi rëndësinë e anëtarësimit të Maqedonisë në NATO, si faktor për stabilitet në kuadër të Evropës juglindore.

Në pjesën e dytë të takimit ata folën për mundësinë e shfrytëzimit të bashkëpunimit nga Evropa qendrore dhe lindore me Republikën Popullore të Kinës për infrastrukturë më të zhvilluar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button