Kronika

Tepelenë, makina me targa greke përplaset me një kamion

Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme, në aksin nacional Tepelene-Memaliaj, fatmirësisht pa shkaktuar të lënduar.

Mësohet se një kamion i tonazhit të rëndë është përplasur me një automjet me targa greke që vinte nga jugu i Shqipërisë.

Si pasojë e aksidentit, automjeti me targa greke ka pësuar dëme materiale, pasi është shembur pjesa ballore e mjetit, ndërkohë që të katër personat që udhëtonin me të nuk patën lëndime.

Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Sipas hetimeve të para, dyshohet se përplasja ka ndodhur për shkak të terrenit rrëshqitës, si pasojë e baltës që ka mbuluar rrugën.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button