Kronika

Mat, rrëshqitje dherash në Shtjefen-Macukull, 3 mijë banorë të izoluar apelojnë për ndihmë

Të paktën 3 mijë banorë kanë ngelur të izoluar në zonën e Matit për shkak të motit të keq që ka përfshirë mbarë vendin. Mësohet se aksi Shtjefen-Macukull është bllokuar pasi ka pasur rrëshqitje dherash.

Të gjendur përballë këtyre vështirësive, banorët bëjnë apel që të ndërhyjnë forcat e emergjencës civile.

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme edhe Burrel dhe Mirditë, ku tek kjo e fundit është dëmtuar unaza e qytetit pas prurjeve të lumit Zmea. Sipas të dhënave, mësohet se unaza është nxjerrë jashtë funksionit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button