Ekonomia

OSHEE, vendos në punë linjën L30-59 Kalimash – Krumë

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes të Energjisë Elektrike (OSHEE) informon se në orën 12:30 të së martës ka vendosur në punë linjën L30-59 Kalimash – Krumë, e cila u dëmtua nga moti i keq në orët e para të mëngjesit të sotëm, duke lënë pa energji te gjithë qytetin e Krumës në veri te vendit.

Sipas OSHEE-s, në punë është vënë dhe n/stacioni Mollas dhe zonat që morën energji janë: Komuna Mollas, Fshatra të komunës Mollas, Antenat telecom Ersekë, Fshatra te Ish Komunave Clirim dhe Vithkuq, Hec Trecka.

Energji ka marrë dhe linja 35kv L30-44 Babicë-Smokthinë që furnizon me energji zonat: Lepenicë, Brataj, Tërbac, Mesaplikë, Hore, Vranisht, Gjorme, Gumenice, Sye Kuqe ,Brusnje, Kote, Ramice, Velce,  Verbase, Matogjinë, Boderi, Bashaje, Kuc, Bolenë, Heci ”Smokthine”, Heci” Ftere”, Subjekti privat 35/0.4 kV  ”Inerte”,njofton OSHEE.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button