🌤️
Tiranë 25°C · Kryesisht kthjellët 23 June 2026
S&P 500 7,365 ▼1.44%
DOW 51,667 ▼0.09%
NASDAQ 25,587 ▼2.21%
NAFTA 73.35 ▼0.69%
ARI 4,129 ▼1.75%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191 EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191
₿ CRYPTO
BTC $62,462 ▼ -3.19% ETH $1,664 ▼ -4.16% XRP $1.1048 ▼ -2.51% SOL $68.9800 ▼ -5.22%
S&P 500 7,365 ▼1.44 % DOW 51,667 ▼0.09 % NASDAQ 25,587 ▼2.21 % NAFTA 73.35 ▼0.69 % ARI 4,129 ▼1.75 % S&P 500 7,365 ▼1.44 % DOW 51,667 ▼0.09 % NASDAQ 25,587 ▼2.21 % NAFTA 73.35 ▼0.69 % ARI 4,129 ▼1.75 %
EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191 EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191
23 Jun 2026
Breaking
Ekonomia

Moti i keq, riparohen defektet në n/stacione, 54 % e fiderave të stakuar për efekt të sigurisë

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, po ndjek me vëmendje situatën e krijuar në rrjetin e shpërndarjes për shkak të motit të keq me reshje intensive të shiut që ka përfshirë mëngjesin e sotëm mbarë vendin.

Kompania OSHEE ka angazhuar në terren brigada avarie në të cilën bëjnë pjesë rreth 1500 punonjës nga 11 drejtori rajonale të OSHEE të cilët po punojnë intensivisht për riparimin e defekteve dhe rikthimin e energjisë elektrike tek të gjithë abonentët.

Nga informacioni i Shtabit Qendror të Divizionit të Shpërndarjes, deri në orën 16.00, është rikthyer energjia tek të gjitha nënstacionet 110/35/20/10/6kV dhe linjat TL 35kV të cilat janë aktualisht në eficencë pune.

OSHEE bën me dije se rreth 60 përqind e stakimeve është kryer në rrjetin shpërndarës ajror, për shkak të shpejtësisë së erës tej normave teknike, ndërkohë që në disa zona stakimi ka ardhur si pasojë e përmbytjes së kabinave 20 kv.

Theksojmë se në zonat Fier, Vlorë, Gjirokastër, Korcë dhe Berat ku shpejtesia e erës vazhdon me shpejtësi, OSHEE ka stakuar energjinë për efekt të sigurisë teknike në rreth 54 % të fiderave me linja ajrore.

Afro 90 përqind e defekteve në fidera i përkasin zonave të thella rurale.

Me permiresimin e motit dhe uljen e shpejtesisë së erës do të rikthehet energjia në zonat që furnizohen nga fiderat e stakuar për masë sigurie.

Fiderat 27 dhe 28 të Nst Kashar janë jashtë pune për shkak të dëmtimit të urës së Logut në zonën pranë Institutit Bujqësor Kamëz, me rritjen e nivelit të ujit të lumit.

Rajonet më të prekura nga difektet janë:

Rajoni Tiranë : Ibë, Zall-Bastar, Paskuqan, Rinas, Valias, Mullet, Gjokaj, Park Ndroq, Sauk, Mëzez

Rajoni Fier: Lagj Apollonia , Marinëz , Mbrostar , Cakran , Drizë, Kallm , Stacioni i Trenit/Ballsh, Adriatik, Dermenas ,

Rajoni Kukës: pjesërisht (Lekbibaj, Mamëz, Vranisht, Domaj , Shëngjergj, Golaj, Vicidol

Rajoni Shkodër: Bërdicë, Kelmen, Vain , Iballë

Rajoni Burrel: Suc, Klos, Kurdari, Thekna, Fushë Bulqizë , Bllicë, Fushë Gjorm, Gurrëz

Rajoni Vlorë: Fushë Brataj, Kallarat, Amonicë, Kocul, Gorisht, Lepenicë, Selenicë, Karbunarë , Radhim , Mifol , Orikum , Nartë , Zvërnec, Uji i Ftohtë, Lagjia Kushtrimi, Cobenjtë, 10 Korriku, Hajro Cakerre, 29 Nentori, Lirimi, 15 Tetori, Partizani, Pavarësia, Prefektura , Kinoteatri , Gjykata e Rrethit Vlorë, Qendra Studentore, Ambulanca Qendrore, Prokuroria, Spitali Rajonal, Policia e Shtetit

Rajoni Durrës: Halil, Fushë Krujë, Luz, Koxhas, Lisekaj, Katund Sukth

Rajoni Elbasan: Kodovjat, Tunjë, Strava, Tregan, Prenjas, Bradashesh, Funar, Godolesh

Rajoni Berat: Potom, Tomorricë, Kakrukë, Ura Vajgurore , Krorëz, Krutje, Otllak, Kozarë

Rajoni Korcë: Hocisht, Liqenas, qytet Ersekë pjesërisht , Pojan, Vlocisht, Voskopojë, Barmash, Bucimas.

Rajoni Gjirokastër: Piskovë, Kosinë, Lekël, Suka, Kosina, Sinanaj, Petran, Lazarat.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.