roze

Fansat thirrje Kanye West të kandidojë për President të SHBA-së

Vetëm disa orë pasi Donald Trump u zgjodh si presidenti i ri i Amerikës, fansat i kanë bërë thirrje Kanye West që të zërë vendin e tij.

Thuajse 1 vit më parë, reperi i famshëm ka shprehur dëshirën se do të kandidojë për president në 2020. Ai fillimisht e ka bërë këtë lajmërim gjatë ceremonisë së “MTV Video Music Awards 2015”, ndërsa së fundmi ka rikonfirmuar dëshirën e tij, duke u shprehur se synimet i tij do të jenë çështjet humanitare.

“Kur flas për idenë e të bërit president, unë nuk flas për pikëpamje politike. Qëllimi është në çështjet humanitare, njerëzore dhe tek e vërteta”, ka thënë West gjatë një intervistë të dhënë për BBC.

Por ditën e sotme, njerëzit nuk e kanë harruar dëshirën e West, kështu që menjëherë kanë nisur sugjerimet që Kanye mund të jetë një opsion më i mirë sesa Trump.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button