Kosova

Lunaçek: Të gjithë u pajtuan se Kosova duhet të ecë në rrugën e integrimit evropian

Nënkryetarja e Parlamentit Evropain, njëherësh raportuesja për Kosovën, Ulrike Lunaçek ka qenë e shkurtër në deklaratën e saj para gazetarëve pas takimit që ajo bashkë me komisionarin Hahn ka pasur me krerët politikë në vend.

Nuk ka pranuar të flasë për arritje të ndonjë marrëveshje mes palëve, por ka folur se çka është e rëndësishme nga takimi i sotëm.

“Ishte një diskutim shumë i mirë. Mendoj se është e rëndësishme që të kemi debat me njerëz që nuk pajtohen gjithmonë për çështje të njëjta. Çfarë më pëlqeu më së shumti është se të gjithë u pajtuan se është tejet e rëndësishme për Kosovën që të ecë në rrugën e integrimit evropian”, ka thënë ajo, teksa është larguar për një takim me shoqërinë civile në Kosovë.

Pas  përfundimit të takimit, kreu i LDK’së, Isa Mustafa dhe ai i PDK-s Kadri Veseli nuk kanë dhënë deklarata për shtypin kurse përfaqësuesit e opozitës thanë se kanë shprehur opinionin e tyre për demarkacionin dhe vizat.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button