Home / Politika / Majko: E vërteta e kapjes së avionit amerikan nga MIG-ët shqiptar

Majko: E vërteta e kapjes së avionit amerikan nga MIG-ët shqiptar

Ish-Kryeministri Pandeli Majko sjell një rrëfim ndryshe lidhur me një nga ngjarjet që do të bënte bujë në kohën e komunizmit, siç ishte dhe kapja e avionit amerikan që aktualisht ndodhet në Muzeun e Gjirokastrës.
Majko sqaron se avioni amerikan u kap pasi pësoi një difekt në një nga motorët e tij.
Përmes këtij tregimi, indirekt deputeti socialist Majko jep edhe një mesazh për marrëdhëniet Shqipëri-SHBA, duke theksuar se “prodhuesja e avionëve dhe kohës që jetojmë di të përshtatet më shpejt se perdoruesit e përkohshëm të saj…”.
Postimi i plotë
Ky është avioni amerikan i “kapur” nga aviacioni shqiptar në periudhën e Luftës së Ftohtë. Ai ndodhet sot në muze, në kalanë e Gjirokastrës. Një krenari e dikurshme që tregonte forcen e Shqipërisë në një moment të caktuar.
Mbase edhe sot do të kisha të njëjtën ndjenjë sikur përpara viteve 90-të, im atë (një nga drejtuesit e aviacionit ushtarak shqiptar), ti binte “shkurt” entuziazmit tim djaloshar duke më shpejguar sekretin e kapjes së tij…
Avioni amerikan u “dorëzua” pasi i ishte prishur një nga motorët. Me këtë difekt ai nuk mund të shkëputej nga ndjekja e Migëve shqiptar.
Historitë e pashkruajtura nuk janë të këndëshme.
“Kjo nuk është e drejtë!” i thash tim eti vite më parë, gjimnazist. “Kjo është e vërteta! Mësohu me të…” – ishte përgjigja e dhimbsur e tim eti.
Ndodh ndonjëherë, që politika amerikane të duket në krizë. Ndodh që gjenden njerëz ta diskutojnë atë me kompetencë për paqartësitë e saj. E pashkruajtura mbetet edhe në këtë rast pezull.
Suksesi përkohshëm i kritikës do të ndryshket si avioni në këtë foto. Prodhuesja e avionëve dhe kohës që jetojmë di të përshtatet më shpejt se perdoruesit e përkohshëm të saj… Kjo është e vërteta. Mësohuni me të!
Këshilla ju vjen nga një pilot i mirë që respektoi prodhuesin… dikur. Sigurisht.

Leave a Reply

%d bloggers like this: