Home / Te ndryshme / Shenjat paralajmëruese të mykut në organizëm

Shenjat paralajmëruese të mykut në organizëm

Kandida Albicans është një familje e mykut që jeton në mukozat e trupit në zorrë, sy, stomak, fshikëzën e urinës, mushkri, vaginë etj.

Është një ndër miliarda mikroorganizma që jetojnë me ne, në mënyrë krejtësisht miqësore. Roli i tyre është të luftojnë mikroorganizmat e dëmshëm.

Por, Kandida nuk duhet të shtohet më shumë se ç’duhet për sa kohë trupi i njeriut është gjallë. Kur Kandida Albicans shtohet më shumë se përmasat e lejueshme, atëherë ajo përbën rrezik për shëndetin dhe sjell komplikacione të ndryshme.

Disa nga simptomat qe mund te shkaktoje shtimi i Kandides

Alergji, sensitivet, intolerancë të cilat përkeqësohen në ambiente me lagështire apo myk

Intolerancë ose alergji ndaj parfumeve, barit, maceve, qenve, pluhurit, mykut, polenit

Bllokim hundësh dhe të rrugëve të frymëmarrjes

Neps për sheqer dhe ëmbëlsira

Oshëtimë në vesh

Probleme te tretjes, diarre, kapsllëk, fryrje të barkut, mukozë në fekale.

Skuqje, tharje, kruajtje, lotim të syve

Aritmi, palpitim

Dhimbje koke, marrje mendsh, turbullim

Rënie flokesh, zbokth

Hemorroide, irritim dhe skuqje të rektumit

Hipoglicemi

Çrregullime të gjëndrës tiroide

Irritim të grykëve

Çrregullime të lëkurës

Nervozizëm

Vaginit, infertilitet

Çfarë e bën Kandidën të rritet jashtë kontrollit?

Një sistem imunitar i shëndoshë e mban mykun nën kontroll dhe në ekuilibër me mikroorganizmat e tjerë. Por, në disa situata, ai mund të mbi-zhvillohet. Shkaktarët kryesorë janë përdorimi i antibiotikëve i tepruar, i ujit me klor dhe dezinfektantëve, pa kriter.

Si të provoni nëse keni hiperzhvillim të Kandidës në kushte shtëpie?

Gjëja e parë në mëngjes, në një gotë me ujë natyral (të blerë), në temperaturë ambienti, hidhni pështymën e gojës dhe kontrollojeni çdo 15minuta deri në 1 orë.

Nëse shihni sekrecionet të marrin forma fijesh që zbresin nga lart poshtë, copëza që notojnë në ujë ose grumbullim në formë resh, në fund të gotës, atëherë mund të keni mbishtim të mykut dhe duhet të bëni një kontroll te mjeku. Shendeti +

Leave a Reply

%d bloggers like this: