Kronika

Përmbyset autoboti në Elbasan- Korçë, rrezik për shpërthim gazi

jë aksident rëndë ka ndodhur në aksin rrugën nacionale Elbasan- Korçë ditën e sotme, ku një autobot i ngarkuar me gaz ka dalë nga rruga dhe për pasojë është përmbysur.

Ngjarja ka ndodhur pak kilometra larg Qafë Thanës, ku autoboti dyshohet se ka rrëshqitur  si pasojë e ngricave dhe akujve të krijuar në rrugë.

Drejtuesi i mjetit ka arritur të hidhet nga kamioni sapo ai ka nisur të përmbyset duke marrë disa lëndime në trup, por fatmirësisht ka shpëtuar.

Policia dhe zjarrfikësja ndodhen në vendin e ngjarjes dhe kanë rrethuar zonën duke bllokuar edhe rrugën dhe mbajtur larg automjetet e tjera, pasi i tremben ndonjë shpërthimi të gazit.

631671__s1cub3tge

631671__ryalsnafx

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button