Maqedonia

Dimitriev – Kalniete: Është i nevojshëm një proces korrekt dhe demokratik zgjedhor

Kryeministri teknik, Emil Dimitriev, priti në takim eurodeputeten që është edhe nënkryetare e Partisë Popullore Evropiane (PPE), Sandra Kalniete, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Bashkëbiseduesit diskutuan për krizën e tanishme politike në vend në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 11 dhjetorit, si edhe për perspektivën e integrimit të Maqedonisë në NATO dhe BE.

Sipas njoftimit të kabinetit të kryeministrit, në takim është theksuar nevoja e organizimit të zgjedhjeve korrekte dhe demokratike, sjelljes së përgjegjshme të të gjitha partive politike në fushatën parazgjedhore në drejtim të ndërtimit të besimit në procesin e plotë zgjedhor, si edhe respektimi i vlerave demokratike.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button