Home / Kronika / Deklaratat e Kamenos/ Reagon ashpër Kodheli: Ka ikur koha e satrapëve

Deklaratat e Kamenos/ Reagon ashpër Kodheli: Ka ikur koha e satrapëve

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka reaguar ndaj deklaratave të homologut të saj grek, Kamenos.

Në një status në Facebook ministrja thotë se NATO u krijua për të bashkuar vendet demokratike, teksa i quan deklaratat si një përpjekje për të ngritur fantazma të së shkuarës.

“NATO u krijua për të bashkuar vendet demokratike të hemisferës veriore përballë çdo rreziku totalitar. Por sot e kam të vështirë të kuptoj pse ndonjë politikan në Ballkan vesh uniformë ushtarake dhe përpiqet të ngrejë fantazma të së shkuarës. Kanë ikur kohët e satrapëve”, shkruan znj. Kodheli.

Leave a Reply

Your email address will not be published.