Ekonomia

Itali, qeveria do votëbesohet përmes Buxhetit; Pritet të miratohet edhe ligji për call center

Sot, Senati italian pritet të miratojë ligjin për Buxhetin 2017, duke qenë se ky isht edhe kushti që presidenti i Republikës Mattarella i vuri kryeministrit Renzi për t’u mos u dorëhequr menjëherë.
Miratimi i këtij ligji lidhet ngushtësisht edhe me atë të delokalizimit të shërbimit call center ( si pjesë përbërëse e tij), që pritet të vërë sektorin në Shqipëri në vështirësi të mëdha. Në të parashikohen sanksione të forta, por edhe heqje e avantazheve fiskale për ato kompani që nuk do të deklarojnë vendin e thirrjes, si dhe nuk do të mbrojnë të dhënat personale.
Në anën tjetër edhe lobimi i zbehtë dhe i vonuar i palës shqiptare nuk ka arritur dot të ndikojë në ndryshimin e kursit.

Në datë 2 dhjetor ministri i Jashtëm i Shqipërisë Ditmir Bushati pari një takim me homologun e tij italian Paolo Gentiloni, por nuk janë dhënë detaje nëse është diskutuar edhe për këtë çështje e cila pritet të prek jo pak të rinj shqiptarë.

Miratimi i projektbuxhetit italian për 2017-ën do të ndodh brenda ditës së sotme, e me gjasë nga mbrërmja.

Sipas Giorgio Santini, kreu i grupit parlamentar të partisë Pd, teknikisht nëse nuk prezantohen amendime do të mjaftojë për kalimin e ligjit më të rëndësishëm financiar edhe votimi pa besim.

Me miratimin e Buxhetit 2017, Renzi do të japë zyrtarisht dorëheqjen, ndërsa ditën e enjte presidenti italian Mattarella do të nisë bisedimet me parti të ndryshme për atë se çka do të ndodh më pas.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button