Maqedonia

Incidenti i Kavadarit për ryshfet zgjedhor do të hetohet pas zgjedhjeve

Pas incidentit të mbrëmshëm në Kavadar, lidhur me dyshimet për blerjen e votave, sot Gjykata me kërkesë të Prokurorisë, dha urdhër që të sigurohet video inçizimi nga kamerat e sigurisë nga ndërtesa e Komunës së Kavadarit dhe objekteve përreth, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Urdhëri i Gjykatës është dhënë dje, pasi në polici arritën akuza se ka pasur tentim për ryshfet, në lidhje me zgjedhjet e nesërme.

Nga burimet në hetim, është mësuar se prokurorja, personin i cili ka paralajmëruar se i është dhënë ryshfet për të votuar për një parti të caktuar, e ka thirrur për bisedë të hënën, një ditë pas zgjedhjeve.

Paraprakisht ishte vendosur që t’i merrej sot deklarata, por në ndërkohë ka ndryshuar vendimi dhe marrja e deklaratës do të bëhet pasnesër.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button