roze

Pse e ndali koncertin Coldplay?

Chris Martin ka ndaluar për pak koncertin e tij në Melbourne që një fans i tij t’i propozonte të dashurës për martesë.

Ai ndaloi në mes të këngës “A sky full of stars”, që djali ti bënte pyetjen e famshme të dashurës së tij prej tre vitesh.

Lonardo Tannom, 31 vjeç, është filmuar i ulur në gjunjë në mes të skenës, dhe i emocionuar mori mikrofonin për t’i propozuar Felicia Lie, 26 vjeç.

“Përt tre vitet e kaluara, faleminderit për dashurinë tënde. Faleminderit që më dhe një mundësi. Në sy të Coldplay, mikut tim të ri më të mirë, Chris dhe të gjithë njerëzve në Melbourne dua të të thëm të dua. Do martohesh me mua?”, tha Lonardo. Qëlloi fatlum, e dashura e tij pranoi mes lotëve dhe tha ‘po’.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button