Kronika

Kapet shqiptari me 10 emra, tentoi të vriste me acid avokatin e njohur grek

Policia greke ka arrestuar ditën e sotme një shqiptar shumë të kërkuar, i cili mësohet se ka 10 identitete të ndryshme.

Ai akuzohet për tentativë vrasjeje të nje avokati penal të njohur grek, Pavlos Sarakis. Kështu, identiteti i saktë i shqiptarit nuk dihet, pasi ai ka 10 letërnjoftime me emra të ndryshëm.

Mësohet se shqiptari pasi kreu sulmin me acid sulfurik ndaj avokatit në vitin 2007, u kthye në Shqipëri dhe më pas u rikthye në Greqi ku edhe u arrestua.

Kështu, shqiptari njihej me emrat Demir, Papa, Grabova, Ekimi, Prapaj, Lalaj, Noti, Orgesi, Jorgo, Jani, Erion, Mario etj.

Shqiptari arrestohet kështu pas 9 vjetësh kërkime. Dihet vetëm që ai ka lindur më 7 korrik të vitit 1981 në Shqipëri.

Hetimet tregojnë se shqiptari nuk ka patur lidhje me avokatin dhe as ka qenë klient i tij ndonjëherë. Besohet se ai është paguar nga persona të tjerë.

Duke folur për mediat greke, avokati Pavlos Sarakis tha se beson se sulmi nga ka ardhur nga aksionerë të tjerë të firmës ligjore që ai drejton, por nga policë të korruptuar, që kanë paguar shqiptarin për ta dëmtuar.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button