Maqedonia

Analistët: Në Maqedoni tani pritet gjithçka

Në bazë të rezultateve të tanishme zgjedhore, mbetet shumë e paqartë se kush me kë mund të bëjë koalicion, vlerësojnë njohësit e rrethanave politike. Ata thonë se për momentin të gjitha kombinimet janë të mundshme, duke mos përjashtuar as për mundësinë e një koalicioni të zgjeruar e as atë të organizimit të zgjedhjeve të reja.

Analisti politik, Petar Arsovski, tha se çfarë do të ndodhë me Qeverinë e ardhshme mbetet pyetje për 1 milion dollarë, dhe se asnjëri kombinim i mundshëm nuk mund të përjashtohet. Ai vlerëson se duke pasur parasysh platformat për partitë shqiptare do të ishte më e lehtë të koalicionojnë me LSDM-në se sa me OBRM-PDUKM-në, megjithatë përsëri mbetet e paqartë se çfarë do të ndodhë, kështuqë sipas tij, koha do të tregojë.

“Në periudhën e ardhëshme do të shohim se si do të zhvillohen punët. Sinjali i parë për atë se a egziston ndonjë marrëveshje në mes të partive shqiptare dhe maqedonase do të jetë konstituimi i kuvendit, të shohim a do të zgjidhet kryetari i kuvendit shqiptarë, sepse nëse zgjidhet dhe përse  për atë janë të nevojshme 61 vota atëherë do të dijmë se diçka prej këtyre bisedimeve dhe platforma ka qenë i frytshëm, nëse nuk zgjidhet do të mbetemi në një periudhë të pasigurtë“, deklaroi Petar Arsovski, analist politik.

Edhe gazetari Isen Saliu, vlerëson se kemi një situatë shumë të komplikuar, pasi rezultatet e këtyre zgjedhjeve nuk tregojnë qartë se cilat parti përfaqësojnë vullnetin e qytetarëve. Prandaj ai vlerëson se duhet pasur përsëri zgjedhje, pasi pas rezultateve të dhjetorit, në zgjedhjet e ardhshme të parakohshme parlamentare do të ketë profilizim shumë më të qartë të vullnetit të qytetarëve.

“Mendoj se zgjidhja më e mirë për momentin do të ishte një koalicion i zgjeruar që do të përbëhej nga katër partitë që fituan numër më të madh të votave në zgjedhje dhe menjëherë të fillojnë përgatitje për zgjedhje të reja, krahas zgjedhjeve lokale të fillojnë përgatitje edhe për zgjedhje të reja të parakohshme parlamentare,“ tha gazetari Isen Saliu për Tv Shenja.

Ndryshe, në Tearcë pati rivotim në vendvotimin 2011, megjithatë rezultatet e këtyre votave nuk ndikuan në ndryshimin e mandateve, pas çka OBRM-PDUKM mbetet me 51 deputetë dhe LSDM me 49.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button