Maqedonia

Minoski: Rritja ekonomike mbi projeksionin prej 2,3 përqind

Rritja ekonomike për këtë vit pritet të jetë mbi projeksionin edhe krahas ndikimit negativ të krizës politike ndaj ekonomisë, deklaroi ministri i Financave Kiril Minoski, përcjell Telegrafi Maqedoni nga AIM.

Sipas Minovskit, mesatarisht në tre mujoret e para rritja e PBV-së është 2,7 përqind edhe pse analizohen parametrat do të shihet se në vazhdimësi normat e rritjes lëvizin diku mbi 2,5 përqind.

“Nëse kemi parasysh se projeksioni i rishikuar arrinte 2,3 përqind nga BPV vijmë deri te një rritje që gjendet mbi ato projeksione edhe krahas pengesave objektive që i kemi pasur. Nuk duhet ta anashkalojmë ndikimin që kishte kriza politike ndaj RM-së e cila zgjat pothuajse dy vjet dhe cila gjithsesi në mënyrë psikologjike ndikon mbi investimet dhe mbi shpenzimet dhe me këtë edhe mbi rritjen e ekonomisë”, theksoi Minoksi, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në komunën e Aerodromit.

Në tremujorin e parë rritja ekonomike arrinte 2,6 përqind, në të dytin 3,1 dhe tretin 2,4 përqind, ose në mënyrë kumulative 2,7 përqind.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button