Politika

Blushi takon grevistët e Zharrëzës: Makinat s’mund të mbushen me gjakun tuaj

Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi ishte sot pranë banorëve të Zharrëzës në Fier të cilët prej ditësh kanë hyrë në greve urie, për shkak të shqetësimit të madh që iu kanë sjellë lëkundjet e vazhdueshme të tokës.

Përpara tyre, Blushi tha se duhet të jenë në një mendje që gjithë Shqipëria ta marrë vesh çfarë po ndodh, ndërsa tha se nafta që nxirret këtu është e përzier me gjak, për të treguar se njerëzve në Zharrës po ju rrezikohet jeta.

Duhet të tregoni që i gjithë populli i Zharrëzës është në një mendje. Mblidhuni këtu bëni një marshim lëni një orar! 3 mijë veta shkoni në këmbë në Fier! Ajo është gjëja që mund të bëni. Sepse e gjithë Shqipëria nuk e di (çfarë po ndodh në Zharrëz). Mediat nuk e japin, ju kanë bojkotuar. Media dhe qeveria janë me palët e “Bankers”, janë me të pasurit. Kjo është çështja dhe ju kanë bojkotuar!

Ju nuk duhet të vdisni! Ju duhet të sensibilizoni Shqipërinë se jeta juaj është në rrezik! Dhe qeveria që ju përfaqëson nuk është me ju, nuk ju mbron, por është me palën që rrezikon jetën tuaj!

Por përse është kështu? Për shkak të rryshfetit natyrisht! Një naftë e përzier me gjak ne nuk na duhet! Kjo është naftë me gjak! Makinat e Shqipërisë nuk mund të mbushen me naftë tuaj me gjakun tuaj! Se kështu është! Në vend që të blesh naftë blen gjak, nëse këtu ka njerëz, që u rrezikohet jeta!”, iu drejtua qytetarëve të Zharrëzës, Ben Blushi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button