Home / Parlamentare / Kujt i kalojnë mandatet e Selamit dhe Tahirit, fati i Rroshit varet nga Rama

Kujt i kalojnë mandatet e Selamit dhe Tahirit, fati i Rroshit varet nga Rama

Heqja e mandateve për deputetët e PD-së e LSI-së, respektivisht Dashamir Tahiri dhe Shkëlqim Selami, në zbatim të ligjit të dekriminalizimit rrit numrin e deputeteve të mazhorancës.

Me largimin e Dashamir Tahirit, i zgjedhur nga listat e çamëve, por i rreshtuar prej kohësh në krah të Partisë Demokratike, Shpëtim Idrizi rifiton një tjetër deputet.

Edmond Zejno, i cili është i renditur i dyti në listën shumemërore të Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet për qarkun e Vlorës

Pas vendimit sot të KQZ-së, deputeti i LSI-së Shkëlqim Selami, do të zëvendësohet nga Flamur Çelaj ose Katina Gogo, që vijojnë listën e kandidatëve për qarkun e Vlorës për këtë parti.

Dilema e vetme në rastin e LSI është cili do të jetë pasuesi, pasi Flamur Çelaj, i renditur pas Selamit në Vlorë, rreth një muaj më parë është zgjedhur në krye të Autoritetit të Aviacionit Civil.

Mbetet ende për t’u parë nëse Çelaj do të heqë dorë nga posti i drejtorit apo do t’ia lërë vendin e tij të tretës në listë, Katina Gogos.

Po ashtu, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi sot heqjen e mandatit të kryebashkiakut të Kavajës Elvis Rroshi.

Megjithatë shkarkimit i Rroshit varet nga kryeministri Edi Rama.

Kjo sepse sipas ligjit të pushtetit vendor, kryetari i bashkisë shkarkohet vetëm me firmë të kryeministrit.

Ndërkohë, Rama ka edhe një kërkesë tjetër mbi tryezë për shkarkimin e kreut te Bashkise së Durrësit Vangjush Dakos, për akuzat që opozita ka hedhur ndaj tij në lidhje me lirimin e Lul Berishës se do punësohej në Bashki.

Leave a Reply

%d bloggers like this: