Home / roze / Serena është fejuar, ja si e njofton

Serena është fejuar, ja si e njofton

Serena Williams, njëra prej tenisteve ndoshta më të mëdha të të gjitha kohërave, njoftoi fejesën e saj me bashkëthemeluesin e rrjetit social “Reddit”. Nga profili i saj në këtë rrjet, Williams e bëri njoftimin në formën e një poeme, ku rrëfente mes rreshtash sesi Alexis Ohanian i kishte propozuar për martesë në Romë, ku u takuan rastësisht për herë të parë.

“Erdha në shtëpi. Paksa vonë. Dikush kishte bërë gati valixhen për mua. Dhe një karrocë priste jashtë. Destinacioni: Romë. Aty ku yjet tanë u afruan për herë të parë. U ul në njërin gju. Tha katër fjalë. Dhe unë thashë, po!”.

Ky ishte mesazhi i tenistes, të cilin Ohanian e shpërndau pas kësaj në “Facebook” me mbishkrimin: “Ajo tha po”.

Serena, përveçse i njoftoi botës se do të martohet, i tregoi gjithashtu publikut ekzistentën e një marrëdhënieje të mbajtur deri më tani larg bliceve të paparacëve.

Mbretëresha e tenisit e ka gjetur kështu shpirtin e saj binjak dhe shpejt do të ketë në krahë një bashkëshort, me të cilin të ndajë dhimbjet dhe gëzimet, si ato të sportit, ashtu dhe ato të jetës.

Alexis Ohanian rrjedh nga një familje armeno-amerikane. Faqja e tij “Reddit” është një ndër më të vizituarat në Shtetet e Bashkuara. “Më bëre mashkullin më të lumtur të planetit”, ishte përgjigjja e 33-vjeçarit për yllin e tenisit.

Alexis e përshkruan veten rëndom si adhuruesin më të madh të tenistes dhe, në postimet që bën në mediet sociale, nuk lodhet së lavdëruari arritjet e bashkëshortes së tij të ardhshme.

Leave a Reply

%d bloggers like this: