Home / Politika / Ligji për bixhozin, Vasili mesazh Ramës: Votat e LSI-së pro mbylljes

Ligji për bixhozin, Vasili mesazh Ramës: Votat e LSI-së pro mbylljes

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka deklaruar se partia e tij do të jetë pro ligjit për bixhozin. Madje ai thotë se nëse një deputet i LSI nuk do ta votonte, do te përjashtohej nga grupi.

“Bixhozi, kjo sëmundje e rëndë shoqërore e ka të qartë shërimin dhe çrrënjosjen.Problemi është shumë i thjeshtë për sa i takon LSI. Kryeministri mund ta sjellë ligjin për mbylljen e bixhozit që në seancën e parë të janarit. Të gjitha votat e grupit të LSI do të jenë pro mbylljes. Nëqoftëse një deputet i vetëm i LSI nuk do ta votonte, ai do të përjashtohej nga grupi. Anëtar i grupit të LSI që s’voton do të bëhej anëtar i bixhozit”, thotë Vasili.

Ai beson se që në mbledhjen e parë të Parlamentit në janar kryeministri Rama do të bëjë bashkë të gjoitha votat e grupit të PS. “Në pak javë i japim fund pra, njëherë e mirë problemit të bixhozit”, tha Vasili.

Leave a Reply

Your email address will not be published.