Home / roze / Janet Jackson, nënë në moshën 50-vjeçare

Janet Jackson, nënë në moshën 50-vjeçare

Këngëtarja Janet Jackson është bërë nënë në moshën 50-vjeçare. Publicisti i saj njoftoi ardhjen në jetë të një djali.

“Janet Jackson dhe bashkëshorti Uisam Al Mana kanë kënaqësinë t’i urojnë mirëseardhjen në këtë botë djalit të tyre Eissa Al Mana”, njoftoi përfaqësuesi i saj në një deklaratë për  revistën “People”.

Ai shtoi se nëna gëzon shëndet të mirë. Jackson dhe biznesmeni nga Katari u martuan në vitin 2012, ndërsa më herët këtë vit, këngëtarja anuloi një turne, duke thënë se tani kishte ardhur koha për të krijuar familje.

Leave a Reply

%d bloggers like this: