Home / Teknologji / 10 vite më parë bota njihte “iPhone”!

10 vite më parë bota njihte “iPhone”!

Një telefon, një lexues muzikor, një pajisje për të bërë kërkime në internet dhe për të lexuar postën elektronike.

Të gjitha këto funksione që janë të pranishme në çfarëdo telefon, edhe ata të kategorisë më të ulët, si sot 10 vite më parë do të përbëjnë një revolucion. Këto dhe shumë më shumë ishte “iPhone” i parë që Steve Jobs prezantoi më 9 janar 2007 në San Francisko duke eleminuar tastierën dhe duke u hapur drejt prekjes dhe botës së aplikacioneve, që tashmë është gjëja më normale.

“iPhone” i parë quhej 2G ose “Edge” dhe kishte një ekran të vogël në raport me ata aktualët (ishte vetëm 3,5 polësh) por në atë epok dukej gjigant. Zhdukej tastiera që ishte e pranishme në të gjithë telefonët e kohës dhe nuk ishte e nevojshme të përdorje laps, Steve Jobs-it nuk i pëlqente, por për herë të parë u fut prekja duke përdorur gishtat.

“Treguesi më i mirë me të cilin kemi lindur”, shpjegonte Jobs duke shtuar se “iPhone” ishte pesë vite para çdo telefoni celular të kohës.

Pajisja erdhi në tregun amerikan më 29 janar 2007, ditën e par u shitën më shumë se 525 mijë kopje. Mes shtatorit dhe nëntorit mbërriti në Britani të Madhe, Gjermani dhe Francë dhe në fillim të shkurtit edhe në Itali.

Vitin tjetër, më 9 janar 2008, “Apple” njoftoi modelin e ri “iPhone 3G” që kombinonte funksionet e mëparshme me performancën e rrjetit 3G.

Në korrik të të njëjtit vit u shfaq edhe “App Store”, duke iu hapur botës së aplikacioneve dhe të zhvilluesve. Me pak fjalë, iPhone me siguri ka revolucionuar telefonët dhe tregun e smartfonëve, që sot është shumë më i populluar dhe konkurues.

Takimi i radhës është më shtator të vitit 2017, me iPhone që mbush një dekadë që sipas informacioneve do të jetë krejt ndryshe.

Leave a Reply

%d bloggers like this: