Home / roze / Dua Lipa, rrëmben 3 çmime në “EBBA Awards”

Dua Lipa, rrëmben 3 çmime në “EBBA Awards”

Ceremonia e “European Border Breakers Awards” është organizuar më 11 janar në Groningen, në Holandë.

“European Border Breakers Awards” është një ceremoni që vlerëson artistët që korrin një sukses të madh jashtë kufijve ku jetojnë.

Gjatë kësaj mbrëmjeje Dua Lipa është shpallur triumfuesja e kësaj ceremonie, duke rrëmbyer tre çmime.

Duket se ky është fillim viti i mbarë për artisten me origjinë shqiptare, e cila është vlerësuar me çmimet “European Border Breakers Award”, “Public Choice Award” dhe “Best Newcomer of the Year Award”.

Leave a Reply

%d bloggers like this: