Home / Rajoni / Maqedonia / Ivanov: Është i nevojshëm bashkëpunim i forcave tona të sigurisë me Egjiptin

Ivanov: Është i nevojshëm bashkëpunim i forcave tona të sigurisë me Egjiptin

Është i nevojshëm bashkëpunimi i forcave të sigurisë së Maqedonisë me Egjiptin dhe forcat tona të armatave, i cili deri më tani është i jashtëzakonshëm, vlerësoi kryetari i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, i cili në Egjipt merr pjesë në Forumin ndërkombëtar dedikuar sigurisë gjatë ekstremizmit dhe dhunës, shkruan Mia.mk, përcjell Portalb.mk.

“Deri më tani kemi me të vërtetë bashkëpunim të jashtëzakonshëm në sferën e sigurisë, sepse këmbejmë informacione dhe përvoja në lidhje me kërcënimet që i kemi edhe Egjipti edhe ne. Egjipti, në mjedisin e tij ka kërcënime nga migrimi i paligjshëm, armata është në kufirin jugor, ku e mbron luginën e Nilit nga Briri i Afrikës ku miliona njerëz janë nxitur që të shkojnë drejt Evropës”, ka deklaruar Ivanov, duke shtuar se armatat e dy vendeve e kanë njërin nga rolet kyçe.

Kryetari i Maqedonisë, siç kumtoi Kabineti i tij, ka theksuar se Armata e tyre ka rol ashtu siç ka edhe Armata jonë.

Ivanov theksoi se Republika e Maqedonisë dhe Egjipti e kanë intensifikuar bashkëpunimin në shumë sfera nga interesi i përbashkët dhe se në takim me presidentin Al SiI, kanë biseduar për përparimin e kornizës ligjore me qëllim të thellimit të bashkëpunimit dhe në sferën e turizmit, bujqësisë dhe arsimit.

Këtë vizitë të punës, që vijon pas vizitës zyrtare të presidentit të Maqedonisë në Egjipt, Ivanov e vlerësoi si jashtëzakonisht të suksesshme.

Kryetari theksoi se qëllimi i forumeve të tilla është që të gjenden zgjidhje dhe mënyra të përbashkëta për tejkalimin e sfidave dhe kundërshtimeve të kërcënimeve në shekullin 21 me të cilat përballen të gjitha vendet e botës.

Leave a Reply

%d bloggers like this: