Home / Parlamentare / Dekriminalizimi, Administrativja rrëzon kërkesën e Selamit

Dekriminalizimi, Administrativja rrëzon kërkesën e Selamit

Gjykata Administrative e Tiranës rrëzoi kërkesën paraprake të ish-deputetit të LSI, Shkëlqim Selami, i cili kishte kërkuar ngrirjen e vendimit të KQZ derisa të zgjidhej në themel padia e ngritur prej tij.

Gjyqtarja e çështjes vendosi që shqyrtimi në themel i kërkesës së ish-deputetit të vijojë më datë 6 shkurt.

Pak ditë më parë e njëjta gjykatë rrëzoi të njëjtën kërkesë edhe për ish-deputetin demokrat Dashamir Tahiri.

Dy ish-deputetët kërkojnë nga gjykata të shfuqizohet vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që iu hoqi atyre mandatin pas konstatimit të prokurorisë se kishin shkelur ligjin e Dekriminalizimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.