Maqedonia

“Gruevski dështoi, LSDM më afër shqiptarëve”

Ndërsa Nikolla Gruesvskit i mbeten edhe më pak se një jave kohë deri në 29 janar për gjetjen e një marrëveshje me shqiptaret për të formuar qeverinë e re, rivali i tij Zoran Zaev thotë se ai ka dështuar.

Ndërsa paraqitej ne gjykatën e Shkupit në seancën e radhës te çështjes ku akuzohet për marrje ryshfeti ne kohen kur ishte kryetar bashkie i Strumicës, Zaev ka deklaruar se qeverinë e bën LSDM.

Sipas tij, kjo force politike e tregoi me se miri se është me afër shqiptareve dhe kërkesave të tyre, si gjatë fushatës zgjedhore, ashtu edhe me përfshirjen në lista.

Por kreu i LSDM-së nuk bëri komente në lidhje me kërkesat e partive shqiptare për dygjuhësinë dhe zgjatjen e mandatit të Prokurorisë Speciale.

Ne anën tjetër, burime zyrtare pranë BDI-se kanë deklaruar për mediat në Shkup se shumë shpejt do të ketë një mbledhje të kryesisë së kësaj force politike për të analizuar takimet e Ali Ahmetit me dy liderët maqedonas.

VMRO-DPMNE është shprehur kategorikisht kundër kushteve të vendosura nga partitë shqiptare në platformën e përbashkët të BDI-së me Besën dhe Aleancën për shqiptarët.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button