Home / Parlamentare / Berisha flet si Nikoliç, bën thirrje për luftë në Ballkan

Berisha flet si Nikoliç, bën thirrje për luftë në Ballkan

Ish-kryeministri Sali Berisha sot nga foltorja e Kuvendit deklaroi se marrëveshjet mes Serbisë dhe Kosovës duhet të zbatohen ose në të kundërtën pritet luftë.

“Ose ato marrëveshje të zbatohen ose luftë nuk ka alternativë tjetër. Dialogu dhe marrëveshja Prishtinë-Beograd është jetike për paqen dhe stabilitetin por është një çështje që ka dy rruge ose dialog ose luftë.

Ato marrëveshje duhet të konsolidojnë procesin e paqes dhe të lënë pas armiqësitë e së shkuarës”, deklaroi Berisha.

Ai shtoi se nëse preket Kosova nga serbët, atëherë shqiptarët do të reagojnë si një komb i vetëm.

“Në rast se xhelatët sulmojnë, shqiptarët duhet të bëjnë gjithçka të bëjnë cdo gjë, kudo ku jetojnë në treva e çdo pëllëmbë shqiptare”.

Ai akuzoi Ramën se reagoi 24 orë me vonesë për trenin serb dhe se u fut nën jorgan. Gjithashtu, Berisha tha se një diplomat i huaj i ka thënë se Rama ka marrëveshje me Vuçiçin.

“Nuk kishte qëndrim më të turpshëm se ai i ekzekutivit shqiptar, në një moment që mund të shpërthente lufta. U fut nën jorgan dhe reagoi pas 24 orësh. Një diplomat i huaj më thoshte se ka mundësi të ketë një marrëveshje mes tij dhe Sandrit (Aleksandër Vuçiç)”, tha Berisha

Deklarata e ish-kryeministrit Berisha vjen e njëjtë me deklaratën e Presidentit serb Nikoliç, që kërcënoi para pak ditësh për luftë me Kosovën, por më pas vetë Presidenti u tërhoq nga shprehjet dhe tha se ‘asgjë nuk duhet të ndodhë në Ballkan”.

Ministri i Jashtëm, Bushati iu përgjigj Berishës duke thënë se sa herë ke halle si problemi i CEZ-it, bëhesh nacionalist si në 100-vjetorin e Pavarësisë, ndërsa treni i nisur nga Serbia në Kosovë ishte për çështje te brendshme elektorale.

“Sa herë ka halle si ky problemi i CEZ-it, Berisha bëhet nacionalist si në 100-vjetorin e Pavarësisë

Për cilën të drejtë ndërkombëtarë flet Berisha për kontrabandën e naftës me Serbinë, apo embargon, apo për mënyrën si përfundoi marrëveshjen e detit, akt anti- kombëtar që ka bërë me Lulzim Bashën.

Për çfarë lufte e ka fjalën për një tren elektoral në Serbi, që u menaxhua në qetësi të plotë nga ndërkombëtarët.

Përsa i përket çështjes së murit, ai u ndërtua pabesisht” u shpreh Bushati.

Leave a Reply

Your email address will not be published.