Home / Politika / Koalicioni, Balla: Fjalën e ka LSI

Koalicioni, Balla: Fjalën e ka LSI

PS pret një përgjigje nga LSI, për ftesën e bërë që nga Asambleja e dhjetorit. 1 prilli është dita e përvjetorit të 4 të koalicionit dhe socialistët presin konfirmimin nëse më 18 qershorit aleati në Qeveri, do të dalë përkrah tyre apo jo.

“1 prilli s’ka ardhur akoma, ka ende ditë. PS i bëri ftesë publikisht LSI që të jetë pjesë e aleancës. LSI duhet dhe do të kthejë përgjigjje si ta duan ata. Kjo është një çështje që tashmë PS e ka thënë fjalën e saj. I takon kolegëve të LSI, që edhe ata të shprehen për këtë çështje. Është tërësisht një zgjedhje  e tyre, ne e kemi thënë fjalën tone”, thotë Balla.

Në kushtet kur 9 prilli është afati i fundit për ndërhyrjet në Kodin Zgjedhor, Taulant Balla fton edhe një herë të fundit opozitën dhe bashkëkryetarin e komisionit Oerd Bylykbashi që t’i bashkohen tryezës, ndonëse për të PD po bojkoton Parlamentin dhe komisionet me një qëllim të qartë.

“Ftesa për PD është gjithnjë e vlefshme. Unë mendoj se gjithçka mundohet të shprehë opozita si shqetësim për zgjedhjet e 18 qershorit, tat hemi troc, është vetëm një alibi. Ne e kemi ditur që prej fillimit, prej tetorit, që PD nuk e kishte seriozisht reformën zgjedhore. Prej fillimit PD ka qënë kundër rekomandimeve bazë të OSBE/ODHIR, mbi të gjitha depolitizimin e komisioneve. Nqs shqipëria duhet të bëjë një reformë historike për zgjedhjet, ajo është vetëm depolitizimi I komisioneve. Nuk ka një vend që të ketë kaluar në mënyra drastike nga sistemi tradicional në atë elektronik në një kohë kaq të shkurtër, 3 muaj, 6 apo 12 muaj. Kërkon një kalim me faza, nga faza pilote, zgjedhjet lokale janë moment më oportun”, thotë ai.

Balla ka një përgjigje edhe për deklaratat e demokratëve për shtyrje apo bojkot të zgjedhjeve më 18 qershor.

“Nuk ka asnjë fije dyshimi që 18 qershori do jetë dita e zgjedhjeve. Kush merr pjesë do vlerësohet, kush nuk merr pjesë është cështje e atyre dhe mbajnë përgjegjësinë para popullit. PD nuk ka asgjë konkrete sa i përket standardit të zgjedhjeve. PD bojkotin e parlamentit nuk e ka aspak të justifikuar në argument të qënësishëm por e ka për shkak të bojkotit që do ti bëjë dhe dëmtimit që do I krijojë ecjes përpara të procesit të vettingut. Është një sabotim me kosto shumë të mëdha për shqipërinë”, deklaroi deputeti socialist.

PS thotë se nuk ka më kohë për ndërhyrje në kod, duke iu referuar këtu edhe propozimeve të LSI duke nisur nga kërkesa për listat e hapura.

Leave a Reply

%d bloggers like this: