Home / roze / Pas 10 viteve bashkë, fund martesës

Pas 10 viteve bashkë, fund martesës

Ish-ylli i Spice Girl, Mel B, është duke u divorcuar nga bashkëshorti Stephen Belafonte pas 10 vitesh të zhurmshme martesë, raporton “Daily Mail”.

Ylli i “American’s Got Talent” ka bërë kërkesën për divorc ditën e hënë, për shkak të debateve dhe grindjeve të dhunshme.

41-vjeçarja, e cila është martuar me producentin në Las Vegas në 2007, në kërkesën për divorc ka cituar si shkakun e këtij divorci, “dallimet të papajtueshme”.

Ndërkohë duket se bashkëshorti i Mel B ka gjetur menjëherë ngrohtësi tek një tjetër femër. Ai është fotografuar teksa flirtonte me një vajzë brune, identiteti i së cilës ende nuk është bërë publik.

Leave a Reply

%d bloggers like this: