Home / Politika / Bushati: Roli i SHBA në Ballkan, jetik për stabilitetin

Bushati: Roli i SHBA në Ballkan, jetik për stabilitetin

“Është e rëndësishme për Shtetet e Bashkuara të thellojnë angazhimin e tyre në Ballkan, në një rajon që përballet me kërcënime nga terroristët, si dhe nga Rusia”, ka thënë Ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati në Uashington.

Në shkurt, Kryeministri shqiptar Edi Rama paralajmëroi se Gadishulli i Ballkanit është në rrezikun e rënies nën ndikimin e Rusisë në qoftë se kjo injorohet nga administrata e re e presidentit amerikan, Donald Trump.

Bushati pranoi në një intervistë me “New Atlanticist” se, rajoni po përballet me disa “sfida të sigurisë.” Rusia, për shembull, është duke u përpjekur shumë për të frenuar shtetet e Ballkanit nga procesi i anëtarësimit në Bashkimin Europian (BE) dhe NATO, tha ai.

“Kur flasim për rrugën euroatlantike dhe procesin e anëtarësimit në BE, ne duhet të marrim parasysh efektin transformues të reformave”, shtoi ai.

Reforma në drejtësi është një kusht themelor i BE-së për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë. Partia Demokratike në opozitë i ka penguar këto reforma. Protestat e gjata prej disa javësh nga Partia Demokratike kundër Kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe vendimi i kësaj partie për të bojkotuar parlamentin, kanë bllokuar krijimin e organeve që do të verifikojnë 750 gjyqtarë dhe prokurorë.

Bushati tha se Partia Demokratike po pengon procesin e pranimit të Shqipërisë në BE. “Është mjaft paradoksale të shikosh një parti politike e cila e ka pozicionuar veten kundër erës dhe kundër vullnetit të shqiptarëve”, tha ai.

Ministri i kërkoi Shteteve të Bashkuara dhe BE-së të thellojnë angazhimin e tyre me Shqipërinë. Ky angazhim, tha ai, duhet të përqendrohet me shumë vëmendje në tri shtylla: në reformën e sektorit të sigurisë, reformën e drejtësisë dhe zhvillimin ekonomik.

Leave a Reply

Your email address will not be published.