Home / Te ndryshme / Krijesa që po habit internetin

Krijesa që po habit internetin

Një krijesë e çuditshme që duket si gjarpër me dy kokë po lë pa fjalë përdoruesit në internet. Ajo u zbulua nga 46 vjeçarja Lujas Eroles, në kopshtin e shtëpisë së saj në Spanjë.

Është rreth 10 centimetra e gjatë me lëkurë gjarpëri e sy të mëdhenj.

“Ula kokën poshtë dhe vura re këtë kafshë të çuditshme. Më kapi frika vetëm nga ideja që mund të ishte helmuese”, tha gruaja, e cila shpjegoi gjithashtu se nuk kishte parë kurrë një gjë të tillë.

Sipas saj, krijesa dukej fiks si gjarpër dhe sytë i kishte tejet të çuditshëm.

“Të gjithë menduan se ishte një kafshë mutante, ndaj dhe e filmuan dhe e postuam në internet që të merrnim opinionin e njerëzve të tjerë”, tha 46 vjeçarja.

Leave a Reply

Your email address will not be published.