Kronika

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj takim me ish-drejtorin e FBI-së

Një ditë pasi mori zyrtarisht detyrën, ministri i ri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka zhvilluar një takim me ish-drejtorin e FBI

Ministri i Punëve të Brendshme Fatmir Xhafaj, sot në ditën e parë të punës, zhvilloi një takim në zyrën e tij me z.Louis Freeh, një nga ekspertët më të njohur ndërkombëtare në luftën kundër krimit të organizuar dhe çështjeve të drejtësisë, ish-Drejtor i FBI-së.

Zoti Freeh uroi ministrin Xhafaj për emërimin në detyrë, si dhe ofroi mbështetjen maksimale të qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe FBI-së për forcimin e luftës kundër krimit dhe paligjshmërisë në vend.

Ata diskutuan gjerësisht për forcimin e ekspertizës së agjencive ligjzbatuese amerikane ndaj strukturave të MPB-së dhe agjencive të tjera ligjzbatuese në vend.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button